Merkure, 23 Shtator 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Festohet Dita e Verës në Parkun Kombëtar të Prespës

Goricë e Vogël, Prespë, 5 Dhjetor 2014. Në kuadër të promovimit të Zonave të Mbrojtura dhe vlerave të tyre turistike të lidhura me natyrën dhe produktet lokale, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës dhe organizata lokale Green&Clean, pjesë të këtij rrjeti, në bashkëpunim me institucionet lokale, organizuan më 5 Dhjetor, në fashtin Goricë të Vogël Festën e Verës.

Festimi i këtij rituali lokal tashmë është shndërruar në një festim tradicional në zonën e Prespës, e cila është realizuar dy vitet e fundit me mbeshtejen e programi SENiOR-A, financuar nga qeveria Suedeze dhe mbështetur nga REC. Kjo festë realizohet për të promovuar nëpërmjet shoqërisë civile dhe sjellë në vëmendjen e turistëve, por edhe autoriteteve, vlerat kulturore dhe mbi të gjitha natyrore që ofron kjo zonë për turizmin. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prefekti i Qarkut Korçë, përafqësuas të REC Albania, përfaqësues të shoqërisë civile, administrata e parkut të Prespës, banorë e fermerë të zonës dhe nxënës të shkollave etj.

Festa nisi me grupet artistike dhe një ekspozitën e pikturave “Prespa ime” të realizuar me punime të nxënësve të shkollave në ambintet e jashtme të godinës së Parkut Kombëtar Prespë. Pika me e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte konkursi i verës dhe painri me prodhimet e zonës.  Vera e re e prodhuar nga prodhuesit e zonës dhe zonave përreth, u nxorr nga fuçitë dhe u vlerësua nga një juri prej 7 vetash (me antarë nga shoqëria civile, pushteti vendor, përfaqësues të komunitetit dhe administratës së parkut). Në fund për fituesit e tre vendeve të para ndanë edhe çmime simbolike.

Kalendari i Aktiviteteve

« September 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook