Merkure, 05 Gusht 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Butrint, Sarandë - 27 Gusht 2014 - 

 

Trashëgimia natyrore e Parkut Kombëtar të Butrintit, një pasuri pak e njohur dhe anashkaluar nga paketat turistike.

 

Rrënojat arkeologjike të Butrintit njihen botërisht por pasuritë e vlerat natyrore të parkut janë lënë në harresë.

 

U organizua, në afërsi të Parkut Kombëtar të Butrintit, takimi i ekspertëve mjedisorë të projektit "Parqet Dinarike“ me 30 përfaqësuesit lokalë nga administrata pyjore, qeverisja qendrore, komunat, bizneset e turizmit, arkeologë, përfaqësues nga shoqëria civile që punon në mbështetje të mjedisit, studiues, anëtarë të shoqatave të gjuetisë dhe menaxhimit të ujërave. Takimi i sotëm për vlerësimin e përfitimeve përmes metodologjisë së WWF ka rëndësi të vecantë për njohjen e gjendjes aktuale në këtë park elitar të Shqipërisë.  

Kontributet e pjesëmarrësve ndihmuan në identifikimin e saktë të përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në liqenin e Butrintit dhe veçanërisht Kanalit të Vivarit, shfrytëzimit të pasurive ujore për peshkimin dhe turizmin arkeologjik. Gërshetimi i vlerave arkelogjike me ato të momumenteve të natyrës së Parkut u cilesuan si trashëgimi unike që ndërton profilin e parkut të Butrintit. Ndërsa funksionimi i Komitetit të Menaxhimit të pasurive të parkut te Butrintit si dhe presioni i industrisë së turizmit për të ndërtuar më tej në zonën e Ksamilit u ngritën si problemet kryesore  nga pjesëmarrësit lokale.

Kryetari i Komunës Zarrë, z. Dhimitër Kote solli shembullin e mirë të kultivimit të kulturave bujqësorë në Komunën Zarre si ajo e mandarinës që nuk shkon ndesh me bimësinë autentike të parkut dhe plotëson nevojat e fermerëve. “ Ne po përpiqemi t’i ofrojme turistit vendas e të huaj që viziton parkun e Butrintit” – thote Kote - “jo vetëm histori e arkeologji por edhe ekoturizëm me ushqimet e zonës dhe prezantojme kulturën e njerëzve të saj”.

Ndërsa Genti Kromidha, ekspert i biodiversitetit në INCA ( Instituti per Ruajtjen e natyrës në Shqipëri) theksoi se “Zonat  e mbrojtura jane 16% te territorit te vendit dhe zona me rendesi kombetare. Nga një analizë paraprake e të dhënave të grumbulluara në 10 parqe kombëtare dalin në pah sektorët e ekonomisë kombëtare që përfitojnë më së shumti nga ekzistenca e zonave të mbrojtura. Përkthyer në përfitime të matshme në vlerë ekonomike apo jo, parqet kombëtare mbartin një vlere të veçantë në sektorë të ekonomisë si: zhvillimi i turizmit, furnizimi i popullatës me ujë të pijshem, sigurimi i energjisë përmes lëndës djegëse dhe mbështejtje për prodhimin blegtoral”.  

Published in Aktivitetet
Djele, 23 Nentor 2014 22:00

Kundër devijimit të Lumit Vjosa/Aoos

Vovoussa, Greqi, Gusht 2014 - Në fshatin Vovoussa, Janinë, Greqi, i cili ndodhet pranë burimit të lumit Vjosa/Aoos në zemër të Parkut Kombëtar Pindos,  nga data 7 deri më 10 Gusht 2014, u zhvillua një aktivitet sensibilizues me temë “KUNDER DEVIJIMIT TE LUMIT VJOSA/AOOS” drejt Liqenit të Janinës. Në aktivitet merrnin pjesë banorët e zonës, përfaqësues bashive Konicë dhe Zagori, të WWF Greqi, të Pindos Perivallontiki dhe shoqatave të tjera mjedisore greke, specialistë dhe profesorë të universiteteve greke. Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe Kryetari i bashkisë Përmet Z. Gilbert Jaçe, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës i përfaqesuar nga INCA dhe Shoqata Mjedisore “CAJUPI”.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte sensibilizimi dhe informimi i komuniteteve, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, mbi pasojat mjedisore, kulturore dhe social-ekonomike që mund të sjellë devijimi i Vjosës/Aoos. Në fshatin Vovoussa u zhvillua këto katër ditë edhe një eko-kamping, koncerte, performancë teatrale, kinema verore, dy eksopzita fotografike dhe mbrëmje me muzikë popullore tradicionale. Të gjitha këto aktivitete janë një dëshmi që lumi Vjosë/Aoos ka jetë dhe ne duhet ta mbrojmë atë. Në të ardhmen dy komunitetet e lumit Vjosë/Aoos, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, do të zhvillojnë aktivitete edhe më masive se ky për të ngritur edhe më fort zërin për mbrojtjen e jetës së tyre e cila është e lidhur drejt për drejt me lumin Vjosë/Aoos. 

Published in Aktivitetet
Djele, 23 Nentor 2014 21:00

Zbuloni Thesaret e Jonit

Vlorë, Korrik 2014 - Në kuadër te projektit "Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare-Karaburun-Sazan, INCA në bashkepunim me Adriatic dhe SEEP (partneret lokal të projektit), gjatë këtij sezoni turistik në Gjirin e Vlorës ka zbatuar vitin e parë të Strategjisë së Komunikimit të hartuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat dhe potencialin e zhvillimit të aktiviteteve të qëndrushme turistike në Gjirin e Vlorës dhe veçanërisht në Zonen e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan në një grup të gjërë aktorësh. Në këtë kuadër janë prodhuar disa fletëplasje me një hartë demostrative të aktiviteteve të mundshme të bazuara në natyre që turistët mund të zhvillojnë dhe është shpërndarë në aktorë dhe grupe të ndryshme interesi, duke dominuar tek turistët e vendas dhe të huaj, të cilët janë informuar mbi përmbajtjen e fleteplaosjeve. 

Një risi e veçantë ishte edhe prodhimi i fletëve të tavolinave për tu vendosur nën pjatë në resotrante, të cilat janë shëprndarë në rreth 60 restorante/hotele përgjatë gjirit të Vlorës nga vullnetarët e organizatave SEEP dhe Adriatic.

Published in Aktivitetet

Vlorë 11 Korrik 2014 - Në kuadër të projektit të WWF "Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut-Shqipëri" i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale (SEA-Med) që zbatohet në 8 Zona të Mbrojtura Detare, të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë, u zhvillua një "Press Trip" me përfaqësues të medias shqiptare në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.

 

Lundrimi 5-6 orësh u organizua nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Bashkia e Orikumit, në bashkëpunim më Agjencinë Kombëtare të Turizmit, në hapësirën detare të gjirit të Vlorës, me një grup gazetarësh të mediave të shkruara dhe atyre vizive të vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i vlerave të kësaj hapësire natyrore dhe ne mendojnë se kjo është edhe një nga mënyrat efektive për t’i paraprirë pritshmërive në këtë zonë, për zhvillimin e turizmit. Kjo edhe për faktin se, tashmë, hapësira detare në fjalë, përballet edhe me risqe që mund të çojnë në deformimin e vlerave të saj. Prandaj dhe lundrimi në hapësirën detare të gjirit të Vlorës, i tejkaloi dimensionet e një shetitjeje të zakonshme, apo të një njohjeje të thjeshtë të bukurive që ka skalitur natyra.

 

 

Published in Aktivitetet

Orikum 13 Qershor 2014 - Në ambientet e Bashkisë Orikum u mbajt Komiteti i 4 Drejtues i Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili aktualisht është duke luajtur edhe rolin e Komitetit të Koordinimit të Projektit.

Në takim morën pjesë përfaqësus nga institucione të ndryshme në nivel lokal dhe qëndror si Kryetari i Bashkisë Orikum, Drejtoresha e Përgjithëshme UNDP, Përgjegjësi iZonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, Përgjegjës i Sektorit Detar në zyrën e WWF MedPO, përfaqësues të Conservatoire du Littoral, OJQ lokale.

Nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) ishin të pranishëm Presidenti i Bordit, Z. Zamir Dedej, dhe Koordinatorja e Projektit SEA-Med, Znj. Marinela Mitro. Normalisht Komiteti mblidhet rregullisht çdo gjashtë muaj për të diskutuar dhe konsultuar në mënyrë shumë aktive çështjet e menaxhimit të ZMD. Çështja më e rëndësishme për diskutim në këtë takim ishte procesi i hartimit të planit të menaxhimit të ZMD për të cilin projekti UNDP ka kontraktuar WWF dhe hartimi i Planit të Menaxhimit Turistik i cili gjithashtu është në proces në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në ZMD Mesdhatare”.

Z.Giuseppe Di Carlo (Përgjegjës i Sektorit Detar në zyrën e WWF MedPO), ishte i pranishëm në këtë takim dhe parezantoj punën e bërë deri tani në të dy planet e menaxhimit në proces, në bashkëpunim me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe hapat e ardhshëm dhe veprimet që duhet të ndërmerren për gjashtë muajt e ardhshëm. Të pranishmëve ju prezantuan përfundiemet e studimeve të zhvilluara për aktivitetet turistike të bazuara në natyrë, vlerësimi i sistemit të certifikimit në Shqipëri, zhvillimi i strategjisë së komunikimit, workshop të ndryshëm dhe aktivitetet trajnuese të zhvilluara, etj.

Published in Aktivitetet

Tiranë, 11-13 Qershor 2014

Menaxherët e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë mblidhen në Konferencën e parë Kombëtare.                Zhvillohen perspektivat e menaxhimit të këtyre pasurive natyrore të vendit

U organizua sot për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, një iniciativë e organizatës WWF (Fondi Botëror për Natyrën) në bashkëpunim me INCA (Insitituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri) dhe Ministrinë e Mjedisit.  Konferenca organizohet si një nga aktivitetet më të spikatura të projektit Parqet Dinarike të Shqipërisë me pjesëmarrjen e 50 specialistëve, menaxherëve dhe ekspertëve të zonave të mbrojtura. Ata do të diskutojnë mbi situatën reale të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe sfidat e menaxhimit të qëndrueshën të këtyre pasurive natyrore në të ardhmen. Zonat e mbrojtura përbëjnë 16 përqind të territorit të Shqipërisë  dhe janë pjesë e çmuar e trashëgimisë natyrore për vlerat unike të biodiversitetit.

Si pasuri kombëtare që mbartin përfitime të shumëanshme ekonomike dhe mjedisore, ato gëzojnë mbrojtje të veçantë me qëllim që t’ju shërbejnë qytetarëve shqiptarë me shërbime mjedisore si dhe si destinacione të çlodhjes në natyrë. Konferenca synon të mbështesë krijimin e një organizate të stafit shqiptar të zonave të mbrojtura që shkëmben eksperiencat menaxhuese me kolegët e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të jetë aktori shqiptar në zhvillimin e mëtejshëm të projektit Parqet Dinarike të Shqipërisë.

Mes të tjerash ne fjalën e tij Z.Paolo Lombardi, Drejtor i WWF për Programin e Mesdheut theksoi  “Zonat e mbrojtura do të kenë një rol në rritje si një strategji për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendeve dhe rajoneve. Zonat e mbrojtura janë të nevojshme për të siguruar një rrjedhë përfitimesh të tilla si uji, mbrojtja e tokës, reduktimi i karbonit, elasticiteti ndaj ndryshimeve klimatike, mbështetja për industrinë e turizmit, hapësirat clodhëse për komunitetet. Projekti DAP dhe ne nga WWF jemi këtu për të ndihmuar vendet e rajonit te Adrias për të zhvilluar me largpamësi mundësitë e ofruara nga zonat e mbrojtura.”

Sesionet e Konferencës do të  vijojnë nesër në Parkun Kombëtar të Dajtit, me punën e detajuar të grupeve në çështjet e menaxhimit të qëndrueshëm të turizmit, vlerësimit të përfitimeve që vijnë nga zonat e mbrojtura si dhe përmirësimin e proçesit të komunikimit me publikun shqiptar. Në kuadër të kësaj Konference, WWF dhe INCA partneri shqiptar në këtë projekt organizojnë ditën e premte, datë 13 Qershor nje vizitë me median dhe pjesëmarrësit në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Published in Aktivitetet

Tiranë, 5 Qershor 2014 - Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP). Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit njerëzor. Tema e këtij viti është “Ngri zërin tënd, jo nivelin e detit”.
Në këtë kuadër, në mbarë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese në ruajtje të mjedisit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit dhe në kuadër të promovimit të natyrës shqiptare dhe vlerave të saj, nënshkruan një marëveshjë bashkëpunimi, e cila ka në themel të saj bashkëpunimin në kuadër të zhvillimit, promovimit dhe ruajtjes së vlerave natyrore të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, të promovojë aktivitetet dhe projektet për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe kryesisht ato me bazë natyrore, të mbështesë dhe promovojë zonat e mbrojtura dhe aktivitetet turistike që zhvillohen në to, etj. Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit marrëveshja u firmos nga Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni, Znj. Julinda Dhame, kurse për INCA-n nga Presidenti i Bordit të Menaxhimit të INCA-s Z. Zamir Dedej. Gjatë firmosjes i pranishëm ishte edhe Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqipëri i cili theksoi se REC Shqipëri mbështet këtë nismë të ndërmarrë nga dy institucionet e cila do të zhvillojë akoma më shumë turizmin shqiptar dhe promovimin e zonave të mbrojtura me theks për të joshur jo vetëm turistin e huaj por edhe atë vendas.

Me këtë rast u shfaqën edhe dy spote me interes, ai i turizmit dhe spoti i zonave te mbrojtura. Gjithashtu drejtuesit e dy institucioneve prezantuan edhe politikat qe do të ndiqen në zhvillimin e turizmit si dhe aktivitetet që do të zhvillohen në zonat e mbrojtura shqiptare.

Published in Aktivitetet

Virua, Gjirokastër, 22 Maj 2014 - Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare e Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Kjo ditë u shpall për të kujtuar miratimin e tekstit të Konventës së Diversitetit Biologjik në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit.

Edhe Shqipëria vitet e fundit i është bashkuar festimeve të kësaj dite ndërkombëtare duke organizuar aktivitete të ndryshme sensibilizuese me fokus çështjet e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri, vlera që janë vënë gjithmonë e më shumë në rrezik nga keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi për përfitime.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, organizata Çajupi, pjesë e “Rrjetit për  Mbrojtjen e Natyrës”, në bashkëpunim me INCA-n (Instituti pë Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) organizoi në Virua (Gjirokastër) aktivitetin “Të mbrojmë dhe rehabilitojmë liqenin e Viroit”.

Liqeni i Viroit është Monument Natyre që prej vitit 1982vetëm 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Një oaz i mikroklimës me ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e parametrave klimatike të qytetit të Gjirokastrës. Një liqen artificial me siperfaqe ujore prej 17.5 hektarëshqë ushqehet me ujrat që burojnë me vrull nga “Mema”, një burim shumë i thellë, me natyrë karstike, me ujë të kulluar e të pastër. Mendohet se uji i Viroit vjen nga shpella me natyrë karstike e Skotinisë, që ndodhet në fshatin Vanistër në jug të Gjirokastrës. Kodrat përreth të mbështetura mbi shpatullat e Malit të Gjerë i japin kësaj zone hijeshi dhe peizazhe të papërsëritshme me vlera ekonomike e rekreative. Kodrat përreth Viroit janë pyllëzuar nga Ndërmarja Pyjore në vitet 1972-1975 me llojin Pishë e egër dhe janë trajtuar si Pyll-Park. Mbas vitit 1991 shkatërrimi i pyllit dhe ekosistemeve në Virua është rezultat i një veprimtarie të pa kontrolluar, e cila ka sjellë

- Dëme të konsiderueshme vit pas viti të kurorës së gjelbër të liqenit dhe disa herë është rrezikuar nga zjarret dhe ajo pak bimësi e mbetur.

- Liqeni, nga një basen dikur për lundrimin me varka, për notin apo peshkimin sot është mbuluar nga algat dhe bimësi ujore.

- Mbetje të konsiderueshme urbane janë  depozituar në ekstremin lindor të tij, ngjitur me rrugën nacionale Gjirokastër -  Tepelenë.

- Si pasojë e mos thellimit dhe pastrimit, nga tejmbushja prej vitesh, ujërat e rrëmbyer të tij po rrëmbejnë tokë nga sheshi i parkimit të automjeteve duke iu afruar gjithnjë e më tepër rrugës nacionale.

Mungesa e vëmendjes ndaj tij e ka kthyer atë nga një pikë të vizitueshme e të shumë kërkuar, në një pikë turistike të braktisur. 

Për këtë arsye duke vleresuar këto realitete në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Shoqata Mjedisore “ÇAJUPI” dhe Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, realizuan aktivitete sensibilizuese dhe promovuese për mbrojtjen dhe rehabilitimin e natyrës në liqenin e Viroit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit nga shoqëria civile, Qarku, Prefektura, Bashkia e Qytetit, Universiteti “Eqrem Cabej”, Drejtoria Arsimore, Agjensia Rajonale e Mjedisit, DRSHP Gjirokaster, etj.

Kjo inisiativë u ndërmor edhe për t’ju bashkuar nismave ndëkombëtare por njëkohësisht edhe tërheqjen e vëmëndjes për problematikat vendore lidhur me mungesën e sensibilimit dhe keqmenaxhimin e burimeve ujore dhe pyjore në Shqipëri. Rrjeti i organizatave për ruajtjen e natyrës e sheh të nevojshëm lobimin për tërheqjen e vëmendjes së aktorëve lokal dhe kombëtar lidhur me këto çështje.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri — INCA është një organizate jo qeveritare, e ngritur në Qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tille nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimmarrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.  Detyra e Institutit është gjithashtu të integroje ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kane një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jete pjese e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare, si dhe integrimin Evropian. INCA është organizata drejtuese e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

ÇAJUPI është një shoqatë mjedisore me seli në Gjirokastër. Ajo ka si qëllim kryesor të kontribuoje me aktivitete konkrete dhe të mbështesë mbrojtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin në rajonin jugor të vendit, fokusuar kryesisht në parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota, të vlerësojë dhe të mbrojë  vlerat e larta të natyrës, të bashkëpunojë me OJF-të e tjera për mbrojtjen e natyrës etj.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është krijuar në kuadër të projektit SENiOR-A (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri) me financim të Qeverisë Suedeze dhe asistencë të REC-Albania. Ai përbëhet nga 8 organizata të cilat kanë një shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, INCA (Tiranë), Iliria (Tiranë), Adriatik (Vlorë), Green & Clean (Korçë), Mbrojtja e Mjedisit (Kukës), Miqësia (Ulëz), FSLSH (Shkodër) dhe Çajupi (Gjirokastër). Organizatat veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe kanë eksperienca të mëparshme me zonat e mbrojtura.

 

Published in Aktivitetet

Gjirokastër, 21 Maj 2014 - U zhvillua në Gjirokastër takimi i dytë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të organizatave partnere të rrjetit (INCA, Mbrojtja e Mjedisit-Kukës, Iliria-Tiranë, Miqësia-Ulëz, Adriatik-Vlorë, Clean&Green-Korçë, Çajupi-Gjirokastër). Ky takim kishte si qëllim kryesor diskutimin e aktiviteteve të organizatave të rrjetit për vitin 2014 dhe veçanërisht stategjinë e veprimit në rrjet për të rritur dukshmërinë e tij. Takimi sipas diskutimeve u nda në tri pjesë kryesore, në fillim diskutimi i ecurisë dhe aktivitetet për të ardhmen, vizibiliteti i rrjetit në aktivitet e çdo organizate si dhe themelimin e bashkëpunimeve me organizatat lokale dhe pse jo edhe ndertimin e rrjetve lokale. Një vend të rëndësishëm në takim zuri edhe diskutimi i çëstjes së  ndërtimit të faqeve zyrtare web të organizatave gj gjë që do të rriste me shumë dukshmërinë e rrjetit dhe çdo organizate.

Pas zhvillimit të takimit të Rrjetit dhe aktivitetit në Gjirokastër, Rrjeti u zhvendos në Janinë për të organizuar një takim me organizatat partnere në Greqi por edhe për të shijuar bukuritë natyrore të basenit të Lumit Vjosë. Në këtë mënyrë Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, ndërmorri edhe një hap tjetër të rëndësishëm me prioritet ndërkombëtar, atë të lëvizjes së OSHC kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë. Takimi u zhvillua në fshatin Vuvussa, ku rrjeti realizoi një takim me përfaqësuesin e Administratës së Parkut Pindos, me Kryeplakun e fshatit dhe pjesëtarë të tjerë të organizatave të shoqërisë civile, kryesisht Pindos Paravellis. Në diskutimet e lira doli në pah nevoja e koordinimit të punës midis organizatave të shoqërisë civile midis dy vendeve si edhe intesifikimi i punës për lobimit kundër ndërtimit të hidocentraleve në zonë e lumit Vjosës në të dy shtetet. Ky takim pati si qëllim kryesor ndarjen e shqetësimt nga ana Shqipëtare lidhur me këtë çështje dhe diskutimi i pasojave që vuan zona ku tashmë janë ndërtuar këto hidrocentrale në anën greke. Pala greke shprehu gadishmërinë e realizimit të një takimi dhe lobimi kundër kësaj çështje aktuale në Shqipëri me pjesëmarrjen e  një grupi më të gjerë aktorësh shqipëtar dhe grekë për të bashkuar zërin më fuqishëm kundër kësaj çështje. 

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« August 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook