Merkure, 05 Gusht 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Ditën e Enjte më 2 Tetor 2014 u zhvillua në Kukës takimi i tretë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të organizatave partnere të rrjetit. Ky takim kishte si qëllim kryesor diskutimin e ecurisë së punës të Rrjetit deri më tani si dhe aktiviteteve të rradhës në Rrjet. Një vend të veçantë zuri diskutimi me anëtarët e Rrjetit ndërtimi i faqes web mbi Parqet Kombëtare Shqiptare. Kjo faqe do të jetë e aksesueshme për publikun e gjërë dhe me mjaft informacione jo vetëm mbi bukuritë, vendndodhjen, sipërfaqen, foto etj të parqeve tona kombëtare, por edhe çfarë ofrojnë ato për turistin.

Gjithashtu në këtë takim Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës mbështeti nismën “Shqipëria JO Duhanit”.

Published in Aktivitetet

Gjirokastër 26-28/09/2014 

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Shoqata Mjedisore “Çajupi”- Gjirokastër, pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës që mbështetet nga Projekti SENiOR-A (Qëndra Rajonale e Mjedisit–REC Albania), morën pjesë në Panairin e 8 të Kombëtar të Trashëgimise dhe Artizanatit “Gjirokastra 2014”.

Intergrimi i zonës së Gjirokastrës në ekonomine rajonale me një vlerësim maksimal të resurseve dhe një menaxhim të qëndrushëm të tyre, nxjerr domosdoshmëri mbrojtjen dhe evidentimin e zonave me vlera natyrore të këtyre trevave si sipërfaqe me vlera të veçanta të peisazhit e të biodivesitetit, por që mbartin edhe vlera kulturore, historike, arkeologjike e të trashëgimisë kulturore. Kjo do të jetë motoja dhe qëllimi i pjesmarrjes sonë në këtë aktivitet.

Për këtë arsye dhe në kuadër të këtij eventi, ishte prezent edhe një post në panair për promovimin e vlerave natyrore të zonës dhe jo vetëm si dhe u organizua një tryezë me titull “Trashëgimia natyrore, një përparësi  për zhvillimin e  turizmit në zonën e  Gjirokastrës” në daten 28 Shtator në ambjentet e Vilës Babameto. Në këtë tryezë u promovua biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura si trashëgimi natyrore me vlerë për zhvillimin e zonës si dhe vlerat natyrore dhe kulturore të zonës së Përmetit dhe bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Greqi. Një vend të veçantë zuri edhe Viroi, një oaz natyror për qytetin e Gjirokastrës 

Published in Aktivitetet

Vlorë, 17-19 Shtator  2014. Në kuadër të zhvillimit të planit të menaxhimit të Parkut Detar Karaburun-Sazan dhe atij të Ishullit të Sazanit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) së bashku me Zyrën e WWF, Programit për Mesëdheun (WWF MedPO) dhe Conservatoire du Littoral (CdL), si dhe në bashëpunim me Ministrinë e Mjedisit, organizuan 2 takime të njëpasnjëshme: workshopin 2 ditor  “Zhvillimi i zonimit të propozuar”, i cili u vijua me workshopin një ditor “Ishulli i Sazanit, një zonë e re e mbrojtur? Një plan Menaxhimi për Ishullin e Sazanit”. Përveç objektivave të ndryshme që kishin të dy takimet, të dy u zhvilluan për të njëtjën çështje, zhvillimin e planit të parë të menaxhimit për Parkun Detar Karaburun-Sazan dhe atij të Isullit të Sazanit. Plani i menaxhimt është një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e mekanizmave drejt zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, por njëkohësisht edhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të zonës përreth. Të dy workshopet kishin për qëllim rritjen e kapacitetve në stafin e institucioneve përgjegjëse, autoriteteve lokale, menaxherëve të Zonave të Mbrojtuta, OJQ etj, duke i ndihmuar me të gjithë mekanizmat për përmirësimin e menaxhimit ekzistues të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare, dhe të asistojnë në zhvillimin e Planeve të Menaxhimit në proces. 

Published in Aktivitetet

Tiranë, 05/09/2014 - Lançohet nisma e shoqërisë civile “Shqipëria Jo Duhanit!”



Ministri Beqaj: “Ftojmë të gjithë shqiptarët t’i bashkohen nismës duke i thënë Ndal! duhanpirjes”

 

“Shqipëria Jo duhanit” është nisma e shoqërisë civile e lançuar sot nga disa organizata dhe aktorë të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë ndal duhanpirjes. Në takimin hapës, përfaqësuesit e shoqërisë civile shpallën krijimin e aleancës kundër duhanit, duke u shprehur se janë rreshtuar në një llogore me nismën e Qeverisë për t’i thënë stop duhanpirjes.

 

Në takim mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili e përshëndeti nismën, duke theksuar se kjo është një sfidë e Qeverisë dhe e tij personale, jo vetëm për domosdoshmërinë e një shëndërrimi rrënjësor dhe përmirësimit të shëndetit publik, por edhe për faktin, se është tentuar dhe herë të tjera dhe nuk ka qenë e suksesshme, çka e bën atë një sfidë të dyfishtë. “Ka dhe një element që e bën të trefishtë sfidën, sikurse është ligjzbatimi në Shqipëri”, tha më tej z. Beqaj.

 

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se është një përpjekje që duhet ta bëjmë bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se, duhanpirja është realisht e dëmshme për shëndetin. “Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Botë, tumoret që vijnë nga duhanpirja janë një shkallë më lart. Ne, për fat të keq në Shqipëri, e kemi të vonshme shkallën e zbulimit. Besoj se dhe kjo, së bashku me përpjekjet e tjera që po bëjmë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, do të jetë një vlerë e shtuar”, tha z. Beqaj. Në fund të fjalës së tij, ministri i Shëndetësisë ftoi sportistët, artistët, të rinjtë, etj, për t’ju bashkuar nismës dhe për ta shtrirë atë në të gjithë Shqipërinë.

 

Ndërkohë, z. Zamir Dedej nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës, bëri thirrje që të gjithë shqiptarët t’i bashkohen kësaj nismeje, për t’i thënë JO! një plage të shoqërisë, siç është ajo e duhanpirjes. Ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetit e vunë theksin te rëndësia që ka media për të përcjellë nëpërmjet historive reale, dëmet e pamata që shkaktohen ndaj shëndetit nga duhanpirja, për ata që e konsumojnë, por edhe për duhanpirësit pasivë, që në fund të ditës ndihen po aq të kërcënuar nga duhani edhe pse mundohen t’i qëndrojnë larg atij.

 

Në takim u shpall numri i gjelbër 0800 40 40, ku çdokush mund të denoncojë raste të pirjes së duhanit në mjedise publike, në shkelje të kërkesave të ligjit, si dhe një faqje e posaçme online, dedikuar denoncimeve të këtyre rasteve, por edhe këshillave për të lënë duhanin. Për më tepër informacion për këtë faqe, mund të gjeni duke klikuar link-un e mëposhtëm: http://shqiperiajoduhanit.al/.

 

Gjithashtu, faqja online e nismës “Shqipëria Jo Duhanit!” ofron mundësinë, që me anën e një aplikacioni online në pajisje PC, Laptop, apo edhe Tablet ose Smartphone, me anë të një videoje, fotografie ose thjesht, teksti, të mund të denonconi rastet e duhanpirjes në mjedise publike, qofshin këto institucione shtetërore, biznese private, bare e restorante apo edhe ndërmarrje të ndryshme ku punonjësit shkelin ligjin e duhanit.

 

Aplikacionin online për denoncimin e kundravajtësve mund ta gjeni këtu: http://shqiperiajoduhanit.al/denonco.php.

Published in Aktivitetet

Orikum, Vlorë – 28 Gusht 2014

 

Trashëgimia natyrore e Parkut Detar të Karaburun – Sazanit një pasuri unike për t'u eksploruar dhe ruajtur me kujdes nga brezat.                           

 

Orikumi ishte qyteti i rradhës ku ekspertet e projektit “Parqet Dinarike” takuan banorët, përfaqësuesit e biznesit të turizmit, qeverisë lokale, specialistë të ujërave dhe mbrojtjes së parkut, bletarë dhe peshkatare për të bërë vlerësimin e përfitimeve që i vijnë komunitetit nga Parku Kombetar detar i Karaburun-Sazanit. Takimi i sotem i eksperteve të WWF me grupet e interesit dhe bashkepunimi në vijimësi me banoret lokale, synon mbledhjen e të dhënave që do të ndihmojë institucionet qëndrore dhe vendore në krahasimin e informacioneve dhe përgjatë fazës së përgatitjes së planeve menaxhuese të parqeve.

Pjesëmarrësit ndihmuan në identifikimin e përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në Parkun e Karaburun-Sazanit dhe shfrytëzimi i pasurive ujore për peshkimin,  nga turizmi bregdetar dhe ai i natyrës si dhe përfimet nga kullotat për blegtorinë. Turizmi eksplorues i natyrës së Karaburunit me shpellat mahnitese, gjiret e virgjëra, Orikun e vjetër dhe ai i sporteve të zhytjes janë vetëm në fillimet e tyre por kanë mundësi të shkëlqyera zhvillimi që do të pasurojë dhe diversifikojë paketën turistike të zones së Vlorës.

Takimi nxorri në pah edhe problemet kryesore që ndeshën në të vetmin park detar të vendit si: peshkimi ilegal me lendë plasese, shfrytëzimi extensiv nga disa biznese lokale të akuakulturës, funksionimi i dobet i Inspektoriatit të Peshkimit dhe mungesa e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Ndërsa përfaqesuesit lokale nga biznesi i turizmit përmendën vështiresitë burokratike që hasin në pajisjen me lejekalimi për grupet turistike nga baza ushtarake e Pashalimanit.

Në vijim të takimit, ekspertet e projektit “Parqet Dinarike” theksuan se nuk duhen lënë jashtë vemendjes dhe promovimit vlerat kulturore të banoreve të zonës si polifonia labe, traditat apo gjetjet arkeologjike nënujore. Vetëm nderthurja e suksesshme e të gjithë elementeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore do të krijojë një profil të plotë të asaj që ofron parku detar i Karaburun-Sazanit. 

 

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« August 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook