Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

10-11 Maj Dita Botërore e Shpendëve shtegëtar

10-11 Maj Dita Botërore e Shpendëve shtegëtar

Tiranë 10 Maj 2014

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtar ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo dite organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Këtë vit fushata mbështetet nga Ministria Federale e Mjedisit të Gjermanisë. Këtë vit tema kryesore e Ditës është “Rrugët e migrimit: Zogjtë Shtegtar dhe Turizmi” (Destination Flyways: Migratory Birds and Tourism).

Në vendin tonë nuk ka anjsë traditë të festimit apo kujdesjes për shpendët shtegtare dhe habitatet e tyre. Në 20 vitet e fundit ato janë cilësuar si “malli” i mundshëm për tu vrarë nga çdo njeri që mund të ketë një armë në dorë, bile është e quajtur një gjë normale. Gjëndja e faunës së egër në vendin tonë pavarësisht mangësisë së të dhënave të detajuara dhe në shumë raste të disa shifrave “rozë” të Ministrisë së Mjedisit, sot është evident fakti i mungesës ose/dhe pakësimit të llojeve autoktone të faunës së egër dhe përkeqësimi i gjëndjes së shpendëve migrator që kalojnë e ndalojnë në vendin tonë. Jo vetëm ky perceptim që lidhet (i) me mos praninë e shpendëve në sistemet ligatinore të vendit, (ii) “ankesave” të gjuetarëve profesionistë për mungesat e gjahut, (iii) zhdukjes tashmë të thëllëzës së fushës dhe pakësimit të thëllëzës së malit, por edhe nga ato pak të dhëna të monitorimit që japin një zvoglim prej 40-50% të sasisë së faunës së egër në vendin tonë në krahasim më 20 vite më parë. Shkaqet e përkeqësimit të gjëndjes jane cituar nga specialistët e fushës, dhe mund të listohen në:

  • Ushtrimi i gjuetisë pa kriter gjatë gjithë sezonit, për më tepër në periudhat kur popullatat janë në kohën e riprodhimit;
  • Ushtrimi i gjuetisë me metoda dhe mjete të ndaluara (kurthe dhe gjuetia me mjete imituese);
  • Dëmtimi, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve dhe habitateve që shërbejnë për ushqimin, strehimin dhe folenizimin e faunës së egër;
  • Rritja e vazhdueshme e pranisë së njeriut dhe bagëtive që ndikojnë në prishjen e qetësisë.

Në Shkurt 2014 Parlamenti Shqiptar, për kënaqësinë e organizatave mjedisore dhe pakënaqësinë e Federatës së Gjuetarëve dhe Agjensive Turistike që sjellin gjuetar Italian, aprovoi moratorimin e aktivitetit të gjuetisë për dy vjet në vendin tonë. Ky mund të quhet pa dyshim një nga vendimet më të forta të qeverisësë re, që duhet përshëndetur.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, që përmbledh 8 organizata jo fitm prurëse,të drejtuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA) ka përshëndetur dhe ka mbështetur vendimin e marrë. Nga ana tjetër mendojme se këto dy vite duhet të shërbejnë për të përgatitur një infrasturkturë njerëzore dhe institucinale, por edhe ligjore që të rivendosë në vend kontrollin e aktivitetit të gjuetisë dhe normalizimin e gjëndjes për shpendët migratorë. Kjo do të shërbejë si një premisë e mirë për rritjen e turizmit që vlerëson ambjentet natyrore dhe prezencën e shpendëve si atraksion i veçantë.

Stafi teknik i Ministrisë së Mjedisit ka filuar të punojë por kërkohet me shumë intesitet dhe mbështetje, për të mos nxituar në marrjen e masave por nga ana tjeter për të mos qëndruar në vend.

Për këtë qëllim Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës propozon:

·        Duhet të nisë sa më shpejt proçesi i bllokimit të armëve,

·        Monitorimi i zbatimit të ndalimit të gjuetisë në të gjithë territorin e vendit,

·        Ngritja e një sistemi monitorimi të gjëndjes së faunës së egër dhe shpendëve shtegtar,

·        Matrikullimi i trofeve të gjuetisë,

·        Amendimi i ligjit të gjuetisë por edhe përgatitja e akteve nën ligjore,

·        Informimi dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale.

Kjo ditë duhet të shërbejë për të bërë një thirrje të re për ndryshimin e gjëndjes të faunës së eger në vendin tonë, jo vetëm për vlerën e biodiversitetit të vendit tonë por edhe si një burim për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri — INCA është një organizate jo qeveritare, e ngritur në Qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tille nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr.1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal,mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik,menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimmarrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.  Detyra e Institutit është gjithashtu të integroje ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kane një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jete pjese e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare, si dhe integrimin Evropian. INCA është organizata drejtuese e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është krijuar në kuadër të projektit SENiOR-A (Mbështetje për Organizatat Mjedisoretë Shoqërisë Civile në Shqipëri) me financim të Qeverisë Suedeze dhe asistencëtë REC-Albania. Ai përbëhet nga 8 organizata të cilat kanë një shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, INCA (Tiranë), Iliria (Tiranë), Adriatik (Vlorë), Green& Clean (Korçë), Mbrojtja e Mjedisit (Kukës), Miqësia (Ulëz), FSLSH(Shkodër) dhe Çajupi (Gjirokastër). Organizatat veprojnë në fushën e mbrojtjessë natyrës dhe kanë eksperienca të mëparshme me zonat e mbrojtura.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: