Guzhina algjeriane e përgatitur nga peshkatarët / Algjeri

Guzhina algjeriane e përgatitur nga peshkatarët / Algjeri

Vlorë - 23 Janar 2019 - Në kuadër të projektit NEMO, vazhdon ndarja e eksperiencave midis vendeve të Mesdheut në lidhje me ushqimet tradicionale me përbërës të detit, ku tema e zhvilluar në këtë webinar ishte “Guzhina algjeriane e përgatitur nga peshkatarët, Algjeri” . Ky webinar u zhvillua pranë qendrës së peshkimit, Radhimë, e cila funksionon si një qendër mjaft e rëndësishme për peshkatarë të ndryshëm të cilët në bazë edhe të shoqatës së ngritur prej tyre “Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm”, kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit të peshkatarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të njëjtat ujëra detare. Gjatë këtij webinari morën pjesë një numër i konsiderueshëm i peshkatarëve përfaqësues të Shqipërisë dhe peshkatarëve nga vendet e Mesdheut si Tunizia, Algjeria, Libia, Italia, Maroku, Egjipti.

Menaxhimi i peshkimit mbështetet në shkencën e peshkimit për të mundësuar shfrytëzimin e qëndrueshëm. Menaxhimi modern i peshkimit shpesh përcaktohet si rregulla të detyrueshme bazuar në objektiva konkrete dhe një përzierje të teknikave të menaxhimit, të imponuara nga një sistem monitorimi dhe mbikëqyrjeje. Por kur flasim për peshkim të qëndrueshëm jo gjithmonë duhet të mbështetemi nga rregullat strikte, për aq kohë sa rolin më të rëndësishëm e luajnë komunitetet të cilat jetojnë afër mjediseve detare dhe e kanë të lidhur jetën e tyre me aktivitetin e peshkimit.

Komunitetet afër mjediseve detare, ruajnë një traditë shumëvjecare lidhur me gatimet me përbërës detar. Kjo traditë shpesh na jep të dhëna të rëndësishme për mënyrën e funksionimit të familjeve të peshkatarëve dhe çdo aktivitet që ata bëjnë në det. Ndarja e një experience të tillë, këtë herë e realizuar nga vetë peshkatarët nga Algjeria, në një restorant mjaft të njohur, na tregoi edhe njëherë një mënyrë gatimi tradicional duke përdorur si përbërës kryesor, sardelet. Sardelet janë një ndër llojet më të përhapura në detin Mesdhe dhe duke qenë të tilla, të gjithë vendet e Mesdheut i kanë pjesë të dietës së tyre, ashtu sikurse edhe ne. Duke njohur mënyrën e gatimit të sardeleve nga Algjerianët, pamë edhe njëherë disa të përbashkëta midis tyre dhe komunitetit tonë në përdorimin dhe gatimin e tyre. Kjo i lidh edhe më shumë vendet e Mesdheut dhe traditat e tyre për të kuptuar sa të ndryshëm, por njëkohësisht edhe të ngjashëm jemi.

Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues të peshkatarëve të Shqipërisë, j’u bashkangjitën këtij webinari për të mësuar edhe më tepër nga vendet e Mesdheut dhe duke ndarë eksperiencat e tyre lidhur me gjuetinë e këtij lloj peshku dhe mënyrat e përdorimit të tyre në familjet e tyre.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: