Ekspeditë në PK Divjakë - Karavasta

Ekspeditë në PK Divjakë - Karavasta

Në kuadër të projektit “Nga malinë det”, zbatuar nga INCA Albania dhe mbështetur nga CEPF Mediterranean Basin Hotspot Program, u zhvillua në datë 22 janar 2022 një ekspeditë tjetër në terren ku nxënës të shkollave të ndryshme në Vlorë, pjesë të projektit, u njohën me Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Ky shkëmbim eksperience ku nxënësit vizituar një park tjetër kombëtar, i karakterizuar nga prezenca e lagunës më të madhe në Shqipëri ajo e lagunës së Karavastasë, e ndryshme nga Parku Kombëtar i Llogarasë i cili karakterizohet nga një ekosistem pyjor dhe alpin.
 
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit morrën informacione tek qendra e vizitorëve e Divjakës dhe më pas u njohën me disa nga shpendët karakteristikë të lagunës.
 
Një falenderim i shkon Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë për mbështetjen dhe shoqërimin në terren.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: