_large.jpeg)
Visite: 111
Forcimi i bashkëpunimit për të zvogëluar ndotjen nga plastika
Forcimi i bashkëpunimit për të zvogëluar ndotjen nga plastika
📌 Më 17 mars 2026, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Forcimi i bashkëpunimit për të zvogëluar ndotjen nga plastika”, organizuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit TETHYS4ADRION, e mbajtur në Hotel Rogner, Tirane. Ky takim mblodhi ekspertë, institucione dhe OJQ nga rajoni Adriatik-Jonian për të forcuar bashkëpunimin kundër ndotjes plastike.
🤝 INCA ndau eksperiencat e projektit BeMed+ në pellgun e lumit Shkumbin, duke theksuar rëndësinë e sinergjisë me nisma të tjera rajonale. Prezantimi u fokusua në:
🏛️ Bashkëpunimin me Bashkitë – plane të integruara për menaxhimin e mbetjeve plastike sipas direktivave të BE-së, organizim eventesh pa plastikë, promovim të përdorimit të ujit të rubinetit, fushata ndërgjegjësimi dhe mbështetje institucionale për monitorim me klubet e rafting-ut dhe futbollit.
✨ Bashkëpunimin me Hotelet – trajnime për reduktimin e plastikës njëpërdorimshme brenda mjediseve te tyre.
🥤 Bashkepunimin me Restorantet & kafenetë – per te lehtësuar procesin e certifikimit si “Miqësore me Mjedisin”.
🚣 Bashkepunimin me Sportet & rafting – duke nxitur misione monitorimi sezonale me bashkitë sipas metodologjive OSPAR, të shoqëruara me pastrime dhe fushata ndërgjegjësimi.
👥 Bashkepunimin me Komunitetet – me synimin e fuqizimit te qytetarëve si mbrojtës të brigjeve te lumenjve dhe deteve dhe të ardhmes pa plastikë.
🌍 Këto veprime ndërthurin të dhënat shkencore me angazhimin praktik në terren, duke krijuar një model bashkëpunimi që forcon pronësinë lokale dhe lidhjet rajonale. INCA e pozicionoi veten si një aktor kyç në ndarjen e informacionit dhe përvojave, duke nxitur qasje gjithëpërfshirëse për reduktimin e plastikës nga burimi deri në det.
Takimi solli gjithashtu kontribute nga ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me raste studimore nga Mali i Zi, Sllovenia dhe Greqia. U theksua rëndësia e qasjeve të bazuara në prova, bashkëpunimit ndërkufitar dhe fuqizimit të komuniteteve për të luftuar ndotjen plastike në rajonin Adriatik-Jonian.
🌊 Nga burimi deri në det – së bashku po ndërtojmë një të ardhme pa plastikë!
View the embedded image gallery online at:
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-bashkepunimit-per-te-zvogeluar-ndotjen-nga-plastika#sigProIdbdd343a1b1
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-bashkepunimit-per-te-zvogeluar-ndotjen-nga-plastika#sigProIdbdd343a1b1

