Gjiri i Porto Palermos shpallet Park Natyror!

Gjiri i Porto Palermos shpallet Park Natyror!

Gjiri i Porto Palermos shpallet Park Natyror !
 
PËRGËZIME!!!
 
Një lajm i shumëpritur nga qeveria. Përpjekjet disavjeçare të #incaalbania dhe partnerëve ndërkombëtarë u shpërblyen më në fund me shpalljen e ekosistemit natyror detar bregdetar të gjirit të Porto Palermos “Park Natyror” (VKM Nr. 557, dt 29.07.2022).
 
prej 2013, INCA me mbështetjen e #ministriaturizmitdhemjedisit dhe #SPA/RAC filloi studimet e para ekologjike e socio-ekonomike në zonë për të identifikuar e dokumentuar vlerat e rëndësishme natyrore dhe shqyrtuar mundësinë e shpalljes së një zone të mbrojtur.
 
Përpjekjet vazhduan me hartimin e planit të menaxhimit dhe atë financiar si dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për shpalljen e zonës Gjiri i Llamanit-Porto Palermo si zonë e mbrojtur.
 
INCA në bashkëpunim me #AKZM dhe partnerë të tjerë realizoi projektin #BlueLand, i cili zhvilloi një model inovativ të bashkëmenaxhimit të burimeve detare dhe bregdetare të zonës së Porto Palermos, bazuar në përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale. Shpallja e ekosistemit detar-bregdetar të Porto Palermos si zonë e mbrojtur është lëvizja e duhur drejt arritjes së objektivave globale për ruajtjen e mjedisit detar e bregdetar. Përgëzime për #AKZM dhe #MTM. #incaalbania është këtu për t’ju mbështetur.
 
VENDIM Nr. 557, datë 29.7.2022 - PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR DETAR - BREGDETAR TË GJIRIT TË PORTO-PALERMOS “PARK NATYROR”, KATEGORIA IV
Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë Nr. 111, Datë. 09/08/2022
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: