Hartëzimi i vlerave natyrore - PN Korab - Koritnik

Hartëzimi i vlerave natyrore - PN Korab - Koritnik

Hartëzimi i vlerave natyrore - PN Korab - Koritnik

Takuam përsëri në zonën e Parkut Natyror Korab-Koritnik në Kukës, grupin e aktorëve, të cilësuar të rëndësishëm për qeverisjen e kësaj zone të mbrojtur natyrore, me qëllimin e prezantimit të gjetjeve dhe vlerësimit të analizës hapësinore të statusit të ruajtjes së natyrës dhe vlerave të lidhura të kësaj zone, që lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore të saj, dhe me njohjen e përgjegjësive dhe angazhimeve të aktorëve kyç pranë kësaj zone të mbrojtur, në një seminar pune.
 
Ky seminar është në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë”, që Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës, po zbaton. Ky seminar u zhvillua në datë 24.01.2024, në mjediset e Restorant “Oda Kuksiane”, Kukës.
 
Projekti që synon të forcojë rolin e Komitetit të Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura, si një forum qeverisës në nivel rajonal për të adresuar në mënyrë adekuate çështjet që lidhen me ruajtjen dhe përdorimin e duhur të burimeve natyrore, po ngre kapacitetet e aktorëve lokalë përmes trajnimeve që kanë si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes aktive përmes procesit të rrjetëzimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të këtyre grupimeve/rrjeteve si pjesë e grupeve bashkëqeverisëse në përbërjen dhe vendimmarrjen e qeverisjes së mirë të zonave të mbrojtura. Qeverisja kërkon që të gjithë aktorët kryesorë dhe institucionet në nivel kombëtar e vendor të ndajnë një kuptim të qartë për bashkë menaxhimin dhe vlerën e ZM dhe veprimet që duhen për ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
 
Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: