Librazhdi i Gjelbër – Zëri i të rinjve për një qytet pa plastikë!

Librazhdi i Gjelbër – Zëri i të rinjve për një qytet pa plastikë!

👧👦 Librazhdi i Gjelbër – Zëri i të rinjve për një qytet pa plastikë! 💚

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Librazhd dhe Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), u lançua fushata e ndërgjegjësimit përmes një bashkëbisedimi të lirë mes Kryetarit të Bashkisë, nxënësve të gjimnazit dhe përfaqësuesve të Këshillit Rinor Lokal, si pjesë e projektit BeMed+ për mbrojtjen e lumit Shkumbin dhe reduktimin e ndotjes plastike. 🌱 Takimit iu bashkuan edhe organizata lokale aktive në fushën e ndërgjegjësimit dhe nxitjes së komunitetit për një qytet më të gjelbër e të qëndrueshëm.

📚 Kryetari i Bashkisë dhe të rinjtë u angazhuan që kjo fushatë ndërgjegjësimi të vazhdojë më tej si një angazhim i përbashkët në shkollë, rrugë, lagje e shtëpi. 📚 Nxënësit ndanë nevojat dhe mundësitë për një qytet më të pastër, rolin e tyre si qytetarë aktivë dhe përgjegjësinë kolektive që duhet të ketë komuniteti. 🤝 Diskutimi solli ide për masat menaxhuese të Bashkisë, për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për reduktimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshe. 🎥 Nga klasa në komunitet — ndryshimi fillon nga ne!

✨ Ky bashkëbisedim vendosi zërin e të rinjve në qendër të ndryshimit, duke hapur rrugën për një Librazhd pa plastikë dhe një Shkumbin më të pastër, për një të ardhme më të bukur e të qëndrueshme.

Beyond Plastic Med - BeMed Bashkia Librazhd - Faqja Zyrtare Surfrider Foundation Fondation Prince Albert II de Monaco UICN - Centre de coopération pour la Méditerranée Notre Grand Bleu (Groupe Officiel) @fondationprimat

#BeMedPlus #Librazhd #PlasticFree #PlasticFreeMed #GreenAlbania #Shkumbin

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania