Trajnim dhe mbështetje fermerëve në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta"

Trajnim dhe mbështetje fermerëve në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta"

Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kacurrel në pellgun e mesdheut

Në kuadër të projektit  "Forcimi i ligatinave në Ballkan për ruajtjen e pelikanit të Dalmacisë-faza e II-të", i cili mbështetet nga programi "Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e mesdheut", të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Noè Conservations, po zhvillon trajnimin e fermerëve që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të PK “Divjakë-Karavasta”, në fshatërat Mizë, Karavasta dhe Divjakë.

Qëllimi kryesor i trajnimeve është përcjellja tek fermerët zhvillimin e qëndrueshëm, praktikat dhe zbatimin e teknikës së bujqësisë organike, në mënyrë që të zvogëlohen ndikimet negative në territorin e parkut, lagunën e Karavastasë dhe biodiversitetin e saj që vijnë nga praktikat jo miqësore të bujqësisë.

Bujqësia intensive që zhvillohet në rajonin e parkut është përgjegjëse për dëme të konsiderueshme të biodiversitetit, përmes shndërrimit të përdorimit të tokës e habitatit, të intensifikimit të sistemeve të prodhimit bujqësor, përdorimit të tepërt të kimikateve, plehrave dhe ujit, ngarkimit të lëndëve ushqyese, ndotjes dhe eutrofikimit, kullotjes dhe futjes së specieve të huaja, etj.

Trajnimet shërbejnë për informimin dhe nxitjen e bashkëbisedimit lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e organeve vendore dhe të komunitetit për zbatimin dhe monitorimin e politikave të bujqësisë, prodhimit blegtoral, të përdorimit të kimikateve e plehrave, për mirëmbajtjen e sistemit të kullimit e të ujitjes, të aktiviteteve të peshkimit, në ruajtjen dhe përmirësimin e rregjimit të ujit në tokën bujqësore dhe lagunë.

Në këtë bashkëbisedim të lirë, përcillen njohuritë, përvoja, praktikat më të mira lokale e tradicionale të fermerëve, lidhur me arritjen e objektivave të planit të menaxhimit të parkut, sepse zbatimi i tij dhe zhvillimi i bujqësise janë të ndërvarura mes tyre, për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe përdorimin e burimeve natyrore.

Fermerëve u kërkohet që të ruajnë biodiversitetin dhe të kontribuojnë në përmbushjen e nevojat ushqyese të popullsisë në rritje, duke integruar politikat e bujqësise organikeme ato mjedisore. Komuniteti dhe organet vendore duhet të shqetësohen për rregullimin e çështjeve të përbashkët që lidhen me kapacitetin e menaxhimit të bujqësisë dhe parkut, të besimit në institucionet dhe për zbatimin e vendimeve; shmangjen e individualitetit dhe të interesave vetjake, të cilat çojnë drejt një ndjesie të nevojës për vetëpërmbajtje komunitare dhe të frymës e gatishmërisë për t’u përfshirë në veprime të përbashkëta për përballimin e problematikës së hasur mes fermerëve, stafit të Parkut, organeve vendore, të biznesit, peshkatarëve dhe shoqërisë civile.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: