Një hap më afër edukimit mjedisor të qëndrueshëm

Një hap më afër edukimit mjedisor të qëndrueshëm

🌍📚 Një hap më afër edukimit mjedisor të qëndrueshëm
 
📅 Në Elbasan, Kukës, Vlorë dhe Tiranë, INCA zhvilloi trajnime mbi Edukimin Mjedisor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm për mësuesit e shkollave 9 vjeçare të këtyre rajoneve, të ndarë sipas cikleve I–V dhe VI–IX.
Këto trajnime ishin pjesë e aktiviteteve të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, EP-EACH (Environmental Protection – Education and Attitude Change).
📖 Projekti ka hartuar një manual për mësuesit, me teori dhe veprimtari praktike, për t’i ndihmuar të realizojnë më efikas orët e edukimit mjedisor. Qëllimi është interpretimi i informacionit edukues dhe krijimi i emocioneve pozitive tek nxënësit, për më shumë dashuri e respekt ndaj mjedisit. 🌱
🤝 Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë dhe me UNICEF si partner i asociuar. EP EACH ecën mbi praktikën dhe modelin e zbatuar nga UNICEF më shumë se një dekadë më parë, duke e përshtatur me kurrikulat aktuale dhe duke e zgjeruar përtej klasave I–V, përfshirë edhe klasat VI–IX. Sot, projekti e bashkërendon këtë përvojë me zhvillimet më të fundit dhe tematika globale si Zhvillimi i Qëndrueshëm, Ekonomia Qarkulluese dhe Ndryshimet Klimatike, duke e bërë më koherent dhe gjithëpërfshirës në angazhimin e mësuesve, prindërve, komuniteteve dhe organizatave OJF me fokus mjedisin dhe edukimin.
👨‍👩‍👧‍👦 Projekti synon të forcojë trekëndëshin e bashkëpunimit prindër–shkollë–komunitet, me fëmijët në qendër të tij, për një ndryshim sjelljesh dhe zhvillim të qëndrueshëm për sot dhe të ardhmen. Fëmijët janë e ardhmja – politikanët, investitorët dhe qytetarët e së nesërmes.
🌍 Mjedisin e kemi marrë hua dhe do të duhet ta japim hua atyre, duke e respektuar dhe mbrojtur për një jetë më të mirë.
🎓 Ky trajnim është planifikuar si “Trainer of Trainers”, duke fuqizuar mësuesit dhe OJF të që të bëhen vetë trajnerë dhe të shpërndajnë njohuritë e fituara tek kolegët e tyre, duke e zgjeruar ndikimin e projektit në mënyrë të qëndrueshme.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania