Procesi i monitorimit të lumit Shkumbin – Vjeshtë & Dimër

Procesi i monitorimit të lumit Shkumbin – Vjeshtë & Dimër

🌍✨ Procesi i monitorimit të lumit Shkumbin – Vjeshtë & Dimër ✨🌍
 
Në kuadër të projektit BeMed+, Agjencia e Sportit dhe Turizmit në Elbasan ka realizuar një proces të vazhdueshëm monitorimi të lumit Shkumbin sipas metodologjisë OSPAR, duke nisur në sezonin e vjeshtës dhe duke vijuar në sezonin e dimrit.
Monitorimi është kryer në dy pika testimi: Elbasan dhe Librazhd, duke sjellë një panoramë të plotë mbi gjendjen e lumit.
📊 Rezultatet kryesore:
• Plastika përbën mbi 90% të mbetjeve të identifikuara.
• Shishet e pijeve janë mbetjet më të përhapura në të dyja pikat.
• U evidentuan gjithashtu copëza plastike, ambalazhe ushqimore dhe polistiren, si burime të tjera të ndotjes.
🤝 Ky proces është shoqëruar me aksione pastrimi në bashkëpunim me shkollat, pushtetin vendor dhe këshillat rinorë lokalë, duke e kthyer monitorimin shkencor në veprim konkret për mjedisin.
💚 Monitorimi i vazhdueshëm na ndihmon të kuptojmë më mirë burimet e ndotjes dhe të forcojmë angazhimin e komunitetit për një Shkumbin më të pastër!
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania