Takim me Këshillin Bashkiak të Librazhdit për reduktimin e ndotjes plastike

Takim me Këshillin Bashkiak të Librazhdit për reduktimin e ndotjes plastike

🌍 Takim me Këshillin Bashkiak të Librazhdit për reduktimin e ndotjes plastike
 
📌 Në seancën e fundit të Këshillit Bashkiak të Librazhdit, u prezantua projekti Beyond Plastic Med - BeMed dhe u diskutua mbi Planin Lokal të Veprimit për reduktimin e ndotjes plastike njëpërdorimshe në pellgun e lumit Shkumbin.
🤝 Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm për:
Prezantimin e objektivave dhe veprimtarive të projektit BeMed+.
• Diskutimin e masave konkrete për reduktimin e ndotjes plastike.
• Theksimin e rolit të Bashkisë, sektorit HoReCa dhe turizmit sportiv në zbatimin e planit.
• Identifikimin e mundësive të bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit.
🌱 Pellgu i lumit Shkumbin ka rëndësi të veçantë për komunitetin dhe zhvillimin ekonomik e turistik të zonës. Angazhimi i përbashkët i institucioneve dhe aktorëve lokalë është thelbësor për të siguruar një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania