
Visite: 748
Takime informues mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore
A janë të informuar qytetarët mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe përgjegjësitë e pushtetit vëndor, format dhe mjetet për të avokuar?
INCA zhvilloi një sërë takimesh informuese mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe përgjegjësitë e pushtetit vëndor, format dhe mjetet për të avokuar.
Takimi ka për qëllim prezantimin e legjislacionit respektiv në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore duke specifikuar dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor në lidhje me zbatimin e këtij legjislacioni. Në këtë takim rrjeti dhe aktorët e tjerë do të informohen edhe mbi format dhe mjetet që nevojiten për të kërkuar informacion nga institucionet përkatëse dhe cilat mjete mund te përdoren për të adresuar mos zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, por dhe përgjegjësinë institucionale të problematikës së identifikuar.
Këto aktivitete u realizuan nga #INCAAlbania në bashkëpunim me #HorizontEU në Divjakë, #KlubiEkologjikLezhë në Lezhë si dhe #MMZHTHas në Has, në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
View the embedded image gallery online at:
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takime-informues-mbi-legjislacionin-kombetar-ne-fushen-e-ruajtjes-se-burimeve-natyrore#sigProId244b4408aa
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takime-informues-mbi-legjislacionin-kombetar-ne-fushen-e-ruajtjes-se-burimeve-natyrore#sigProId244b4408aa