Takime tematike me grupet e interesit në zonën e PK Alpet e Shqipërisë

Takime tematike me grupet e interesit në zonën e PK Alpet e Shqipërisë

Takime tematike me grupet e interesit në zonën e PK Alpet e Shqipërisë
 
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës, kanë nisur zbatimin e projektit “Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë”, me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT (PONT).
 
Projekti synon të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetin të pasur dhe vlerave të larta ekologjike brenda dhe përreth zonave të mbrojtura, nëpërmjet mekanizmave të qeverisjes së mirë, efektive dhe të barabartë, nëpërmjet një qasjeje pjesëmarrëse. Projekti merr në konsideratë dy nga zonat më të mëdha të mbrojtura në Shqipëri, Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare dhe Parku Natyror Korab Koritnik.
 
Me qëllim prezantimin e objektivave kryesore dhe aktiviteteve të projektit si dhe me njohjen e përgjegjësive dhe angazhimeve të aktorëve kyç pranë këtyre zonave të mbrojtura, INCA se bashku me përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, zhvilloi sot takimet e para tematike në mjediset e institucioneve respektive të aktorëve të ftuar për t’u bërë pjesë e tyre, si me Bashkinë Malësi e Madhe, Bashkinë Shkodër (sektorin e mjedisit, të administrimit të pyjeve, të bujqësisë, të turizmit), me VIS Albania, Prefekturën Shkodër, si dhe përfaqësuesin e Këshillit të basenit të lumit Drin, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve, si dhe me përfaqësues të grumbulluesve të bimëve medicinale dhe bletërritësit.
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: