Të Reduktojmë Ndotjen Plastike Njëpërdorimshe në pellgun e lumit Shkumbin

Të Reduktojmë Ndotjen Plastike Njëpërdorimshe në pellgun e lumit Shkumbin

Takimi Konsultativ për Planin Lokal të Veprimit për Reduktimin e Ndotjes Plastike Njëpërdorimshe në pellgun e lumit Shkumbin
 
Më 14 nëntor 2025, një takim konsultativ kryesor u zhvillua në HOTEL "IMPERIAL" Elbasan, duke mbledhur së bashku aktorët lokalë për të konsultuar Planin Lokal të Veprimit për reduktimin e ndotjes plastike njëpërdorimshe në pellgun e lumit Shkumbin.
Organizuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Surfrider Foundation Europe, ngjarja shënoi një moment kyç në përpjekjet e projektit Beyond Plastic Med - BeMed për të nxitur ndryshime të qëndrueshme në sektorin e menaxhimit te mbetejeve nga bashkitë, sektorin e HoReCa dhe turizmit sportiv të Shqipërisë.
Pellgu i lumit Shkumbin, i cili përfshin zonat urbane dhe natyrore, përballet me presion në rritje nga mbetjet plastike – veçanërisht artikujt njëpërdorimësh që dominojnë konsumin e përditshëm në sektorin HoReCa dhe shërbime ushqimore. Në përgjigje të kësaj sfide, draft-Plani i Veprimit propozon ndërhyrje të synuara në tre sektorë prioritarë: menaxhimi i mbetjeve te ngurta nga bashkite, sektori HoReCa (hotele, restorante, kafene) dhe sektori i sporteve. Plani bazohet në mësimet e nxjerra nga nismat e mëparshme dhe përputhet me angazhimet më të gjera mjedisore të Shqipërisë.
Një temë qendrore e takimit ishte kuadri ligjor në zhvillim. Shqipëria aktualisht ka miratuar një ligj të ri "Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve", i cili prezanton detyrimet kryesore për bashkitë dhe bizneset. Këto përfshijnë ndalimet e qeseve plastike të lehta dhe produkteve plastike njëpërdorimëshe, planet e detyrueshme lokale të menaxhimit të mbetjeve dhe sistemet për reduktim, ripërdorim, rikuperim dhe riciklim. Ligji pasqyron standardet e BE-së dhe krijon terrenin për veprim të koordinuar, të drejtuar nga komuniteti.
Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit u angazhuan në prezantime, punë në grup dhe dialog të hapur. Ekspertët ndanë gjetjet nga studimet e rrjedhjeve të plastikës, ndërsa kontribuesit akademikë paraqitën analiza socio-ekonomike të varësisë nga plastika në sektorët e menaxhimit nga Bashkite, HoReCa dhe sportit. Përfaqësuesit e bashkisë nga Berati, Belshi dhe Përmeti ofruan shembuj frymëzues të inovacionit lokal, duke përforcuar rëndësinë e të mësuarit nga kolegët dhe shkëmbimit rajonal.
Plani i Veprimit përshkruan përfitime të qarta për secilin sektor. Për bashkitët, ai ofron mjete për të forcuar kapacitetet institucionale ne menaxhimin dhe reduktimin e mbetejeve plastike, për të përmirësuar besimin e publikut dhe për të perfituar nga fonde ndërkombëtare. Për bizneset HoReCa, ai prezanton metodologji praktike si certifikimi "Zero Single-Use Plastic Hotel" dhe "Ocean Friendly Restaurant", të mbështetura nga trajnimi, materiale komunikimi me vizitorët dhe promivim lokal dhe nderkombetar përmes rrjeteve sociale. Për turizmin sportiv, plani promovon përvoja të gjelbra dhe të përgjegjshme në natyrë, duke inkurajuar bashkëpunimin midis qeverive lokale, ofruesve të mikpritjes dhe organizatorëve të eventeve.
Ky konsultim shënon fillimin e një nisme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese dhe komuniteteve më të pastra. Me mbështetjen e vazhdueshme nga BeMed+ dhe partnerët e tij ndërkombëtarë, Plani Lokal i Veprimit do të shërbejë si një plan për zgjidhje të përsëritshme, gjithëpërfshirëse dhe me ndikim për reduktimin e ndotjes plastike – duke filluar nga zemra e pellgut ujor të Shkumbinit.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania