Zonat Natyra 2000 – e ardhmja e zhvillimit të qëndrueshëm me bazë natyrën

Zonat Natyra 2000 – e ardhmja e zhvillimit të qëndrueshëm me bazë natyrën

Konferenca Kombëtare “ZONAT 2000 – E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ME BAZË NATYRËN”...
 
Konferenca u organizua me rastin e mbylljes së projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”, i financuar në kuadër të programit Green-AL, nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-Plan dhe partnerët.
 
Tashmë prej një viti e gjysmë, është punuar për identifikimin, hartëzimin dhe analizimin e zonave potenciale Natyra 2000, duke u mbështetur në një proces kërkimor-shkencor dhe me pjesëmarrjen aktive të grupeve komunitare dhe aktorëve të rëndësishëm për identifikimin dhe analizimin e vlerave natyrore dhe rreziqeve të aktiviteteve që zhvillohen në dhe pranë zonave potenciale të marra në studim gjatë jetës së projektit.
 
Konferenca diskutoi çështjet e ruajtjes së natyrës brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura për të kuptuar më mirë rolin që duhet të luajnë organizatat/aktorë të ndryshëm kryesorë për të garantuar një përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore që kontribuon në ruajtjen e vlerave të natyrës dhe biodiversitetit.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit #EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversi
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: