Visite: 575
Kursi intensiv në kuadër të projektit 1FUTURE
Kursi intensiv “Zhvillimi i Qëndrueshëm, Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria ndaj Rreziqeve në Mjedisin e Ndërtuar" ofrohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës në kuadër të projektit 1FUTURE të programit Erasmus+.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës në kuadër të projektit 1FUTURE të programit Erasmus+, organizon kursin intensiv “Zhvillimi i Qëndrueshëm, Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria ndaj Rreziqeve në Mjedisin e Ndërtuar"
Kursi intensiv do të eksplorojë ndërthurjen e zhvillimit të qëndrueshëm, parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë shoqërore.
Ky kurs do të organizohet në datat 17-20 Nëntor 2025 pranë ambienteve të FIN/UPT, duke ndërthurur bazën teorike me aftësitë praktike në vlerësimin e riskut dhe planifikimin e qëndrueshëm.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në kursin intensiv duhet të regjistrohen dukë dërguar një email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri në datën 14 Nëntor 2025.
Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje e lëshuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky kurs intensiv do të ofrohet pa pagesë për pjesëmarrësit.
View the embedded image gallery online at:
https://www.inca-al.org/sq/postimet/njoftime/kursi-intensiv-ne-kuader-te-projektit-1future#sigProId734c2e9f7f
https://www.inca-al.org/sq/postimet/njoftime/kursi-intensiv-ne-kuader-te-projektit-1future#sigProId734c2e9f7f

