Mbrojtja Mjedisore - Edukimi dhe Ndryshimi i Sjelljes ndaj Mjedisit

PËRMBLEDHJE

Titulli i Projektit: Mbrojtja mjedisore - Edukimi dhe Ndryshimi Edukimi dhe Ndryshimi i Sjelljes ndaj Mjedisit (EP-EACH)

 

Aplikanti lider: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri

Bashkëapliknati: SHKPSH (Shoqata e Parqeve Kombëtare të Shqipërisë)

Partneri i asocjuar: UNICEF, Zyra e UNICEF-it në Shqipëri

Kohëzgjatja: 36 Muaj (data e fillimit 01/01/2025)

Objektivi i përgjithshëm: Të forcojë rolin dhe kapacitetet e ECSO-ve në tre rajone (Kukës, Elbasan, Vlorë) për të ndikuar, rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetur ndryshimin e sjelljeve për të mbrojtur mjedisin, biodiversitetin dhe për t'u përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.

Rezultati 1: OMSHC (Organizatat e Shoqërisë Civile të Angazhuara) të synuara në tre rajone forcojnë njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të qenë të angazhuara në nismën mjedisore, në bashkëpunim me shkollat dhe komunitetin, ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre organizative dhe të rrjetëzimit.

Aktivitetet

  • Krijimi i rrjetit të OMSHC-ve për Edukimin Mjedisor Ky aktivitet do të ketë për qëllim marrjen në konsideratë të organizatave lokale dhe kombëtare për t'u përfshirë, angazhuar dhe organizuar në një Rrjet të OMSHC-ve për Edukimin Mjedisor.
  • Trajnimet dhe punëtoritë për ndërtimin e kapaciteteve për OMSHC-të në zonat pilot për të përmirësuar strukturën e tyre të brendshme organizative dhe aftësinë e tyre për të kryer veprime konkrete mjedisore
  • Takime rajonale të rrjetëzimit për të shkëmbyer përvoja dhe për të lehtësuar qasjen në informacion të OMSHC-ve

Rezultati 2: Mjete inovative dhe bazike për kompetencat kurrikulare dhe materialet mësimore për edukimin mjedisor përmirësohen, si dhe zbatohen përmes angazhimit konstruktiv të OMSHC-ve në mbështetjen për akreditimin e mësuesve.

Aktivitetet

  • Vlerësimi dhe rishikimi i objektivave kurrikulare që kanë të bëjnë me edukimin mjedisor;
  • Zhvillimi i kurrikulës së trajnimit dhe materialeve që kanë të bëjnë me edukimin mjedisor në shkolla, duke përfshirë të paktën një libër për mësuesit dhe fletë pune për fëmijët, në bashkëpunim me institucionet kombëtare të arsimit.
  • Realizimi i Trajnimit të Trajnerëve (ToT) me OMSHC-të dhe Mësuesit duke përdorur metodologjinë Fëmija për Fëmijën (Child-to-Child) dhe Shkolla e Gjelbër (Green School) në të tri zonat e synuara..
  • Kitet Mjedisore për Të Rinj (KMR).
  • Organizimi i aktiviteteve kluster (aktiviteteve të bazuara në shkollë), (klasave të hapura) për edukimin mjedisor me shkollat e përfshira në trajnim.

Rezultati 3: Programi që lidh shkollat, institucionet qeveritare dhe komunitetet për të mirën e mjedisit është krijuar dhe OMSHC-të e synuara angazhohen në veprime të përbashkëta OMSHC-shkollë-komunitet;

Aktivitetet            

  • Zhvillimi i një platforme bashkëpunimi ndërmjet shkollave lokale, autoriteteve lokale dhe OMSHC-ve për të promovuar përdorimin e shkollave si qendra ndërgjegjësimi dhe veprimi për adresimin e çështjeve mjedisore.
  • Zhvillimi dhe realizimi i trajnimeve dhe punëtorive për ndërtimin e kapaciteteve për OMSHC-të dhe autoritetet lokale/palet e interesuara mbi mënyrën e identifikimit dhe adresimin e çështjeve mjedisore.
  • Mbështetja e bashkive në rajonet e përzgjedhura për të zbatuar “Këshillin Lokal të Rinisë”, duke zbatuar mekanizma tërheqës për të rinjtë në procesin e mësimit përmes qasjes pjesëmarrëse në aktivitetet në terren.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i një skeme grant për të mbështetur OMSHC-të lokale për të rritur kapacitetet dhe autonominë e tyre për t`u angazhuar në veprime të përbashkëta nga shkollat, nxënësit, komuniteti dhe qeveria lokale në adresimin e çështjeve mjedisore përkatëse.

Edukimi mjedisor, i praktikuar përmes bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet organizatave joqeveritare (OMSHC), shkollave, qeverisjes vendore dhe sektorit privat, paraqitet si një metodë e re mësimdhënieje e orientuar drejt ndryshimit të zakoneve, qëndrimeve dhe praktikave sociale, duke kërkuar zgjidhje për degradimin socio-mjedisor që prek botën bashkëkohore. Ndryshe nga informacioni mjedisor, edukimi mjedisor përfshin njëkohësisht dy linja paralele: ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore dhe promovimin e nismave të përbashkëta dhe angazhimit për të mbrojtur ose përmirësuar situatën mjedisore. Kjo nismë vendos themelet për një sistem arsimor që përgatit fëmijë të pajisur me kompetencat mjedisore të kurrikulës, që promovojnë qëndrime pozitive ndaj mjedisit dhe veprojnë për ta përmirësuar atë në shkollë, në shtëpi dhe në komunitet. Projekti do të promovojë metodologjinë e “Shkollave të Gjelbërta” për t’u zbatuar në sistemin arsimor shqiptar. Koncepti “Shkollë e Gjelbër” është një risi që ka nisur të zbatohet në shkollat e arsimit bazë në vendet europiane, si një formë e re për ta bërë procesin mësimor më tërheqës, por edhe për të integruar nxënësit në aktivitete të ndryshme që nxisin veprimin e pavarur dhe kontaktin me situatën mjedisore në të cilën jetojmë. Projekti do të përmirësojë mirëqenien e fëmijëve dhe do të sigurojë të drejtën e tyre për standardin më të lartë të arritshëm në Shqipëri (në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës), duke parandaluar degradimin e mëtejshëm mjedisor në vend. Kjo nismë do të ofrojë mekanizma për mbeshtetjen e “Këshillave Rinorë Lokalë” dhe do të nxisë qasjen pjesëmarrëse të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: