Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Ndryshimet Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit

Ndryshimet Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit

Kombinati Metalurgjik, Elbasan/Kune Vain Lezhe 11/15 Shtator 2015

Në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt Parisit – për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit” i zhvilluar nga programi SENiOR-A që mbështetet nga qeveria Suedeze, Zyra e REC Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri organizoi në ambientet e Kombinatit Metalurgjik, Elbasan dhe në Kune Vain të Lezhes takimet e forumit teknik me shoqatat mjedisore të shoqërisë civile për angazhimin e tyre në integrimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike që lidhen me cilësinë e ajrit dhe reduktimin e emetimit të gazeve serrë.

Duke pranuar sfidën që paraqesin ndryshimet klimatike për ruajtjen dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit të ekonomisë së vendit në të gjithë sektorët e saj, qeveria ka nisur të ngrejë ndërgjegjësimin ndaj problemeve të NK duke strukturuar kuadrin ligjor dhe institucional të saj si dhe duke marrë përgjegjësitë për zbatimin e këtij kuadri ligjor që të krijojë synime të qarta për angazhimin politik ndaj KKBNK në Konferencën e Palëve (COP21) të Parisit që zhvillohet në dhjetor të 2015. Projekti parashikon krijimin e një forumi të shoqërisë civile për marrjen e një sërë mendimesh dhe aksionesh, ku të kombinohen kapacitetet teknike dhe institucionale; masa konkrete të zbatimit të zbutjes/përshtatjes ndaj NK, si dhe masa të tjera në nivel politikash për integrimin e tyre në strategjitë dhe planet zhvillimore të vendit.

Forumi teknik me temë “Cilësia e ajrit dhe reduktimi i emetimeve të gazeve serrë” do të synojë të japë një pasqyrë të problematikës, kuadrit ligjor dhe institucional aktual, si dhe orientimet për përfshirjen dhe nxitjen e shoqërisë civile në identifikimin e angazhimeve kombëtare në përgjigje të detyrimeve të Konferencës së radhës të Palëve të Konventës Kuadër. Takimi do të fokusohet në evidentimin e informacionit që shoqëria civile ka për ndryshimet klimatike dhe kapacitetet teknike për t’u angazhuar në integrimin e saj në politikë-bërje në lidhje me hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare për zbutjen/përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: