Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Rivitalizimi i Ekomuzeumit të lumit Vjosa

Rivitalizimi i Ekomuzeumit të lumit Vjosa

Broshura PDF: Shiko dokumentin

Përmet, 22 Shtator 2015

Shoqata Mjedisore Çajupi Gjirokaster në bashkëpunim me INCA dhe Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës zhvilluan aktivitetin "Rivitalizimi i Ekomuzeumit të lumit Vjosa". Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit SENiOR-A mbështetur nga qeveria Suedeze dhe REC Shqiperi. 

Duke marre shtysë nga problemet e shumta me të cilat po përballet lumi Vjosa dhe mjedisi përreth tij, lidhur me humbjen e vlerave të biodiversitetit dhe përdorimin pa kriter të burimeve natyrore, takimi synonte të promovojë dhe rivitalizoje Ekomuzeumin e Lumit Vjosa si dhe vetë Rrjetin e Operatoreve të ketij Ekomuzeumi. Së bashku me operatoret lokale, specialistet dhe grupet e tjera të interesit do të punohet për të promovuar dhe ruajtur në mënyrë të qëndrueshme  vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore që  zona përreth lumit Vjosa  zotëron  si dhe të rrisim interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellim në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argetimit dhe kënaqesisë.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, OJF mjedisore si dhe Rrjeti i Operatoreve të Ekomuzeumit.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: