
Visite: 142
Fillimi i fazës së parë të trajnimit "Drejt hoteleve me Zero Plastikë Njëpërdorimshe"
Në kuadër të projektit BeMed+, kemi nisur punën me disa hotele në pellgun ujëmbledhës të lumit Shkumbin për të reduktuar përdorimin e plastikës njëpërdorimëshe dhe për të ndërtuar modele praktike të menaxhimit të qëndrueshëm.
• Imperial Hotel, Elbasan
• Univers Hotel, Elbasan
• Hotel Vila Zeneli, Librazhd
Këto biznese po bëjnë hapat e parë drejt një transformimi të gjelbër, duke filluar me inventarizimin e plastikës dhe diagnostikimin e praktikave aktuale. Në vijim, do të punojmë së bashku për të prioritarizuar masat dhe për të gjetur alternativa të qëndrueshme.
Ky proces është një mundësi për të ndërtuar besim, për të përfshirë furnitorët dhe për të krijuar një kulturë të re në sektorin e turizmit lokal.
View the embedded image gallery online at:
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/fillimi-i-fazes-se-pare-te-trajnimit-drejt-hoteleve-me-zero-plastike-njeperdorimshe#sigProId22fc0103a2
https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/fillimi-i-fazes-se-pare-te-trajnimit-drejt-hoteleve-me-zero-plastike-njeperdorimshe#sigProId22fc0103a2

