INCA merr pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të projektit RIVERCLEAN

INCA merr pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të projektit RIVERCLEAN

INCA merr pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të projektit RIVERCLEAN

✨ Në kuadër të sinergjisë me organizata të tjera, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, INCA mori pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të projektit RIVERCLEAN: “From Data to Policy Action: Tackling Plastic Pollution in the Vjosa and Ishmi Basins”, ku u diskutuan hapa konkretë për adresimin e ndotjes plastike në pellgjet e lumenjve Vjosë dhe Ishëm.
📌 Gjatë panelit të dedikuar për monitorimin e lumenjve ndaj ndotjes plastike, INCA ndau përvojën e punës me projektin BeMed+ në pellgun e Shkumbinit, në tre sektorë kryesorë:
• Menaxhimi i mbetjeve plastike nga bashkia,
• Reduktimi i ndotjes plastike nga sektori HoReCa,
• Bashkëpunimi me turizmin sportiv për monitorim dhe ndërgjegjësim.
🌿 U prezantua metodologjia OSPAR e monitorimit, e realizuar në bashkëpunim me operatorët e rafting-ut, bashkitë e Elbasanit dhe Librazhdit, si edhe me organizata lokale. Aktivitetet e monitorimit shpesh janë kombinuar me edukim për nxënësit dhe aksione pastrimi, duke i bërë komunitetet pjesë të zgjidhjes. Veçanërisht, metodologjia OSPAR është një model i fortë për citizen science, duke angazhuar komunitetin që të kuptojë më mirë ndotjen plastike në lumenj dhe të kontribuojë aktivisht në zgjidhje.
📊 Rezultatet e monitorimit në lumin Shkumbin treguan se rreth 90% e ndotjes është plastike, kryesisht shishe dhe fragmente plastike.
🤝 Ky takim ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë përvoja, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kthyer të dhënat në veprime konkrete për politika më të qëndrueshme.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania