
Visite: 27
Fushata “Refuzo, Ripërdor, Riciklo” startoi në Elbasan!
![]()
Fushata “Refuzo, Ripërdor, Riciklo” startoi në Elbasan!
Pas firmosjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe INCA, e miratuar më parë nga Këshilli Bashkiak, u lançua një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi kundër plastikës njëpërdorimshme me pjesëmarrjen e 20 shkollave të qytetit. ![]()
![]()
Nxënësit përcollën mesazhe të forta për mbrojtjen e mjedisit përmes punimeve, skicave dhe eseve, ndërsa shkollat u vlerësuan me çmime dhe certifikata për angazhimin e tyre.
Fushata u zhvillua në sinergji me iniciativat e tjera të Bashkisë Elbasan, si aksioni për riciklimin e tapave plastike, duke krijuar një zinxhir veprimesh konkrete që forcojnë angazhimin e qytetit për:
- reduktimin e plastikës njëpërdorimshme,
- përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve,
- ofrimin e alternativave të qëndrueshme në shkolla dhe institucione.
![]()
Në kuadër të projektit BeMed+, nxënësve iu shpërndanë çanta prej cope dhe termusë për ujë, si hapa praktikë drejt zëvendësimit të plastikës njëpërdorimshme.
Mesazhi i fushatës mbetet i qartë: “Asgjë nuk mbaron këtu – ne angazhohemi të gjithë bashkë për të ndryshuar sjelljen ndaj plastikës njëpërdorimshme, në lagje, shkollë, rrugë dhe në shtëpi.”
Beyond Plastic Med - BeMed Bashkia Elbasan Surfrider Foundation Fondation Prince Albert II de Monaco UICN - Centre de coopération pour la Méditerranée Notre Grand Bleu @fondationprimat #RefuseReuseRecycle #BeMedPlus #Elbasan #PlasticFree #PlasticFreeMed #GreenAlbania #Shkumbin

