_large.jpeg)
Visite: 14
Një angazhim i përbashkët për një Elbasan pa plastikë!
![]()
Një angazhim i përbashkët për një Elbasan pa plastikë!
Më 5 qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit, Bashkia Elbasan dhe INCA firmosën Marrëveshjen e Bashkëpunimit për reduktimin e ndotjes plastike, të miratuar më parë nga Këshilli Bashkiak.
Qëllimi i marrëveshjes është të:
- reduktojë përdorimin e plastikës njëpërdorimshme,
- përmirësojë ndarjen dhe menaxhimin e mbetjeve,
- rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e mjedisit,
- fuqizojë bashkëpunimin mes institucioneve, shkollave dhe shoqërisë civile.
Ky angazhim është pjesë e projektit rajonal BeMed+ – Angazhohuni për një Mesdhe pa Plastikë, duke e vendosur Elbasanin në qendër të veprimeve lokale me ndikim global.
Marrëveshja nuk është thjesht një dokument, por një plan veprimi për një qytet më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër.
Beyond Plastic Med - BeMed Surfrider Foundation Fondation Prince Albert II de Monaco UICN - Centre de coopération pour la Méditerranée Notre Grand Bleu @fondationprimat
#BeMedPlus #Elbasan #PlasticFree #PlasticFreeMed #GreenAlbania #Shkumbin

