Takimi konsultues për Planin e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike në Belsh

Takimi konsultues për Planin e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike në Belsh

Takimi konsultues për Planin e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike në Belsh

📅 Më 21 maj 2026, Bashkia Belsh në bashkëpunim me INCA organizoi një takim gjithëpërfshirës me aktorët lokalë, në kuadër të projektit EVOLVE_Belsh dhe metodologjisë CLIMAAX.

🔎 Gjatë takimit u prezantuan:

  • Hapat e realizuar në fazën e parë të projektit.
  • Metodologjia CLIMAAX për skenarët e riskut dhe hazardeve klimatike.
  • Analizat sipas metodologjisë CRA mbi reshjet intensive, përmbytjet dhe thatësirat.
  • Vlerësimi i dëmeve të mundshme në popullsi dhe ndërtesa nga fenomenet ekstreme.

🤝 Diskutimet me grupet e interesit ishin thelbësore për të identifikuar të dhënat e nevojshme dhe masat përshtatëse që do të përfshihen në planin e veprimit. Ky proces siguron që zgjidhjet të jenë të bazuara në realitetin lokal dhe të mbështetura nga bashkëpunimi ndërinstitucional.

✨ Ky takim ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë e komunitetit të Belshit përballë rreziqeve klimatike dhe për të ndërtuar një strategji të qartë për mbrojtjen e territorit dhe banorëve.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania