Melani, ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë

Melani, ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë

🌿 Melani, ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë
 
Në Melan, me 17.09.2025 zhvilluam trajnim me barinjtë dhe guidat turistike të zonës, me fokus në ngritjen e kapaciteteve për aktivitete eko-turistike dhe menaxhimin e vizitorëve në mënyrë të qëndrueshme.
Ky takim solli energji pozitive, ide të reja dhe një frymë bashkëpunimi për të kthyer kullotat dhe peizazhet natyrore në mundësi zhvillimi për komunitetin. Barinjtë dhe guidat ndanë përvojat e tyre, mësuan teknika të reja dhe u angazhuan për të përdorur turizmin si një rrugë për të përmirësuar mirëqenien e tyre dhe për të ruajtur kullotat si pasuri të përbashkët.
🌿 Kullotat dhe pyjet janë më shumë se peizazhe, ato janë mundësi për të ndërtuar ekonomi lokale të qëndrueshme. Duke i ruajtur me kujdes dhe duke i përfshirë në përvoja turistike autentike, komuniteti jo vetëm që mbështet mirëqenien e vet, por edhe krijon një model zhvillimi që respekton natyrën dhe traditën.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: